Zbardhet vendimi i Kryesisë së PD për Presidentin, sot takimi mes Berishës e Metës

Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD
Kryesia e PD mandaton Berishën, Patozin dhe Spahon për negociata me partitë aleate.
Berisha: Përfaqësuesit e lartë të PD sjanë armiq klase.
Partia Demokratike nis sot zyrtarisht negociatat me aleatët për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Në ditën kur Konferenca e Kryetarëve u hapi rrugë procedurave parlamentare për zgjedhjen e kreut të shtetit, demokratët mblodhën Kryesinë e tyre për të mandatuar negociatorët që do të ulen në tryezë me aleatët dhe forcat e tjera në Parlament. Në mbledhjen që zgjati rreth 35 minuta, u vendos që kryetari i PD-së, Sali Berisha, kryetari i Grupit Parlamentar, Astrit Patozi dhe anëtari i Kryesisë, Edmond Spaho, të përfaqësojnë selinë blu në këto bisedime. Në mbledhjen e Kryesisë u vendos që të gjitha takimet të zhvillohen në Parlament dhe i pari në axhendë do të jetë ai i ditës së sotme, me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në përfundim të takimeve me partitë aleate do të ketë takime edhe me forcat opozitare në Kuvend, me qëllim gjetjen e konsensusit. Duke folur para anëtarëve të Kryesisë, Berisha tha: Do të bëhen negociata të ndershme, duke e përfshirë edhe opozitën. Këto negociata janë dëshmi dhe detyrim politik për qytetarët. Kjo maxhorancë i ka të gjitha mundësitë ta bëjë këtë vend me President. Zgjedhja e Presidentit është proces i negociueshëm me të gjitha palët politike. Me drejtuesit kryesorë të PS kam dy praktika. Me Nanon kam bërë disa marrëveshje direkte, të firmosura dhe të mbajtura. Me Ramën kam pasur bashkëpunim para 2009-s, jo në tryezë si më parë, por përmes ekipeve. Tentativa me Ramën ishte dështim, por i qëndroj tezës për negociata. Negociatat duhet të fillojnë në selinë e Parlamentit. Unë duke mbështetur padiskutim me vlerësimin më të madh kandidaturat të kësaj kryesie absolutisht jam i gatshëm të shqyrtoj me seriozitetin më të madh propozimet e kundërshtarëve të mi. Në mbledhjen e Kryesisë, kreu i maxhorancës konfirmoi edhe një herë qëndrimin për të zgjedhur një President nga PD-ja. Jam shprehur se do të propozoj personalitete kryesore të PD-së. Në punën time dhe vlerësimin tim udhëhiqem nga besimi dhe vlerësimi. Bashkëpunëtorët e mi janë jo të paktë, disa do ta nderojnë ligjin dhe Kushtetutën e vendit, burra dhe gra që kanë investuar shumë për vendin e tyre. Nuk pranoj në kulturën time politike të demonizoj njeri. Çfarë janë përfaqësuesit e lartë të PD-së? Armiq klase? Sikundër nga ana tjetër nuk demonizoj kundërshtarët e mi. Nuk mund të ecet me klishe, tha Berisha. Duke folur për ëndrrën presidenciale të këtyre muajve, Kryeministri tha se shpreh vlerësimet për ëndrrën presidenciale për ta shndërruar në realitet. Tjetër është etja presidenciale, e cila ka nevojë për mjekim. Dua tju them si një ish-kardiolog, që nuk do të ngurroja të jepja ndihmën time. Ne vijmë në këtë moment të rëndësishëm për vendin në një kohë kur kemi qeverisur 3 vjet në një maxhorancë me realizime të mëdha në të gjitha fushat. Kjo maxhorancë, me përpjekje dhe reformat e saj, ia doli që të realizojë lëvizjen e lirë, ekonomia të ketë katërfishin e rritjes ekonomike mesatare rajonale, shtriu projektet si kurrë më parë në histori, mijëra projekte në të gjitha vendet, ia doli të japë një ndryshim në 2011-n për kryeqytetin e në tërësi.
Patozi: LSI smund të mbahet me zor
Nënkryetari i PD flet para nisjes së negociatave për Presidentin: Unë jo kandidat, Topalli mund të jetë.

Astrit Patozi
Çdo deputet i PS dhe LSI, i ftuar të votojë kandidatin e PD
Maxhoranca përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe shprehet e sigurt se do ti sigurojë 71 vota për të zgjedhur Presidentin.
Në një intervistë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan, përballë një paneli gazetarësh, kryetari i Grupit të PD-së, Astrit Patozi, i ftoi deputetët e PS-së të votojnë kandidatin e shumicës.
A u diskutua për emra sot në mbledhjen e Kryesisë?
Sot nuk kishte asnjë arsye të flitej për emra. Ne sot caktuam formatin e diskutimeve dhe vendin ku do të zhvillohen negociatat, që do të jetë Kryesia e Kuvendit.
Negociatat do të jenë vetëm me koalicionin?
Negociatat do të jenë gjithëpërfshirëse, që do të thotë se do të nisin me koalicionin dhe do të përfshijnë të gjithë aktorët e tjerë parlamentarë.
Do të ketë takim Berisha-Rama?
Unë nuk mund të jap detaje për negociatat e mëtejshme për shkak se varet edhe nga dëshira e palës tjetër. PD-ja i jep rëndësinë e duhur procesit, duke e konsideruar atë si më seriozin e mundshëm. Për këtë nuk ka nevojë për shumë komente për aq kohë sa ai kryesohet nga kryetari i partisë.
Sot votat e LSI-së ishin një kërcënim i fortë? Apo ishin një presion për takimin e nesërm me LSI-në?
Ne mbetëm me 68 vota në Parlament jo për arsye të LSI-së, por të PS-së. Nga LSI-ja votoi vetëm një përfaqësues i saj. Maxhoranca nuk është prani fizike e një seance, por vullnet politik që ose është, ose nuk është. Maxhoranca ka nisur që në ditën kur Berisha, Meta, Idrizi dhe Mediu nënshkruan marrëveshjen politike. Nëse sot mungon në Parlament Sali Berisha, smund të më thuash që je me 68 vota. Sot mbetëm për shkak se PS-ja iu rikthye marrëdhënieve të kushtëzuara me Parlamentin.
A është ky një presion i LSI-së ndërkohë që ju keni vendosur që kandidati për President do të jetë nga PD?
Jo, fare. Unë për natyrë nuk jam as entuziast i ekzaltuar, por as pesimist i dëshpëruar, nëse flisni për të ardhmen e koalicionit. Unë e shoh solide për aq kohë sa dëgjoj Ilir Metën që të thotë se marrëveshja do të respektohet. Unë nuk kam arsye të bëj Kasandrën që të parashikoj kulisa. Kjo është një marrëveshje në vullnet të lirë, LSI-ja nuk mund të mbahet me zor. Nuk mbahet me zot një koalicion i bërë me vullnet të lirë. Ne e kemi ditur që në fillim që pa LSI-në bie qeveria, madje nuk ngrihej qeveria.
Ju e përjashtoni mundësinë për të zgjedhur një President jashtë politikës?
Jo PD-ja, por çdo politikan shqiptar duhet ta përjashtojë dhe nuk duhet ta çojë ndër mend, sepse është një penalizim që klasa politike i bën vetes. Nuk ka asnjë arsye. Unë nuk e kam dëgjuar Ramën që të thotë nuk e dua politikan. Po ta bënte, do të ishte garë shumë e madhe. Kjo do të thotë që Rama ta rikthejë kohën mbrapa, ta rikthejë Shqipërinë në vitin 2002. Kërkon analogjinë e vitit 2002.
Nëse Meta jep kandidaturën e tij, do të jetë e gatshme maxhoranca tia japë atij Presidentin?
Unë besoj në seriozitetin e zotit Meta. Nuk mund çoj ndër mend që Meta ti bjerë hasha një deklarate të tillë publike, e cila mbështetet në një logjikë të pastër politike, që do të thotë se secili ka peshën e vet specifike dhe secili duhet të respektojë peshën e vet specifike që ka brenda një aleance dhe brenda Parlamentit.
Nëse Meta e pranon kandidatin e PD, do ta takoni Ramën?
Sigurisht. Nëse me Metën merremi vesh brenda 5 minutave apo për dy orë, ne nuk do të rreshtim së tentuari për të gjetur një konsensus sa më të gjerë.
Çështja e Presidentit lidhet edhe me problemin e formatimit të qeverisë,