E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Tiranë: Ambulantët dhe bizneset të lirojnë trotuaret

TIRANË- Bashkia e Tiranës u kërkon të gjithë tregatërëve ambulantë që të lirojnë hapësirat publike, ndërkohë i bën thirrje bareve dhe restoranteve që të largojnë tavolinat nga trotuaret e qytetit.

“Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantëve, të licensuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ato kanë zënë, deri me datë 1 tetor të këtij viti. Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti”,- bën thirrje Bashkia.

Duke kërkuar mirëkuptimin e subjekteve, Bashkia sqaron se kjo masë merret për qytetarët, ndërkohë që thekson se nëse nuk zbatohet afati i cili është 1 tetori atëherë policia bashkiake do të ndëryhjë për të zbatar ligjin.

“Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve. Bashkia e Tiranës bën të ditur se nëse nuk do të respkektohen këto afate, atëherë Policia Bashkiake do të ndërhyjë për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze”,- përfundon njoftimi i Bashkisë Tiranë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›