Durrës, vdes 55-vjeçari në aksident, po kalonte rrugën
Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në superstradën Tiranë-Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 20:20 minuta, rreth 6 km larg qytetit bregdetar, në hyrje te qytetit Durrësit, në afërsi të pularisë që ndodhet në hyrje të qytetit. Viktima është 55-vjeçari Abdullah Selimaj, banor i qytetit të Durrësit. Burime nga policia pohuan se viktima po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur u përplas për vdekje nga një automjet, që udhëtonte në drejtim të qytetit bregdetar. Edhe pse u tentua të jepej ndihma e parë, ka qenë e pamundur për viktimën që të përballonte goditjen. Aksidenti fatal për shtetasin ndodhi vetëm 10 metra larg mbikalimit, ndërsa nga policia po kërkohen të dhëna për të identifikuar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.