E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Shtetit: Sistemi kompjuterik nuk është prishur te “Nënë Tereza”

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka përgënjeshtruar lajmin, ku gjatë largimit të shtetasit Damir Fazlliç, nuk ka funksionuar sistemi kompjuterik TIMS në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Para tre ditësh, në aeroportin ndërkombëtar të vendit, erdhi një prej njerëzve më të përfolur në media, ku më pas gjatë ikjes së tij u aludua nga këto të fundit, se ishte prishur edhe sistemi kompjuterik për 15 minuta. Në njoftimin për shtyp, të dhënë nga Policia e Shtetit thuhet se “sistemi TIMS në këtë pikë të kalimit kufitar ka funksionuar normalisht, nuk është prishur për asnjë moment, dhe punonjësit e policisë kanë punuar në këtë sistem gjatë 24 orëve të datës 08.10.2008, duke regjistruar të dhënat e të gjithë shtetasve shqiptarë apo të huaj që kanë hyrë apo dalë nga aeroporti i Rinasit, përfshirë të dhënat e shtetasit Damir Fazlliç”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›