E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranës, dyshime se ka falsifikuar hetimin kryesisht për Fazlliç



Prokuroria e Tiranës ka refuzuar t’i tregojë dje Ministrisë së Drejtësisë aktin e nisjes së hetimit kryesisht ndaj Bamir Fazlliç. Refuzimi i prokurorisë ka shtuar edhe më tej mjegullën rreth faktit nëse prokuroria ka nisur hetimin, ashtu si ka deklaruar, përgjatë kohës që Damir Fazlliç ka qenë në Tiranë apo ky dokument ka probleme korrektësie në raport me deklaratën e bërë nga prokuroria. Falsifikimi i dokumentit të nisjes së hetimeve nga ana e prokurorisë është shtuar si mundësi pas refuzimit të këqyrjes së dokumentit. Burime të prokurorisë që nuk duan të identifikohen, konfirmuan dje për gazetën refuzimin që ata i kanë bërë Ministrisë së Drejtësisë, me justifikimin se një gjë e tillë nuk parashikohet nga ligji. Për ata, refuzimi është respekti ndaj procedurave ligjore. Por nga Ministria e Drejtësisë këmbëngulet se kërkesa e tyre është konform ligjit dhe krejt normale. Ata thonë se asnjë dokument nuk ndalon këtë lloj komunikimi mes Ministrisë së Prokurorisë, përkundrazi, kjo gjë parashikohet edhe nga aktet ligjore që rregullojnë veprimtarinë e prokurorisë dhe marrëdhëniet e saj me Ministrinë e Drejtësisë.

Prokuroria kërkoi dy ditë më parë nga policia shqiptare ndalimin e Damir Fazlliç për një seancë pyetjesh lidhur me shitjen e kompanive të tij në Tiranë. Ndërkaq Fazlliç ishte në Tiranë dhe u largua brenda pak orëve, gjë që u dha udhë komenteve se policia nuk zbatoi urdhrin e Prokurorisë.

Por a e ka pasur ndërkohë një urdhër për pyetje prokuroria dhe a kishte nisur vërtet zyrtarisht ajo hetimet pardje? Askush nuk e ka parë. Ata që mund ta shikojnë janë ndaluar ta bëjnë këtë gjë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›