Reagimi; Avokati i Bares braktis në mënyrë demonstrative gjyqin
Largimi i avokatit Vladimir Meçe, sipas kolegëve të tij, një ndërhyrje e patakt dhe ironike e gjyqtares kryesuese të trupit gjykues. Avokatët akuzuan trupin gjykues për vendime të njëanshme dhe kërkuan përjashtim të tyre nga gjykimi. Sipas tyre, gjykata pranon vetëm kërkesat e prokurorëve dhe rrëzon gjithmonë ato të palës mbrojtëse
Avokati i Aldo Bares dhe Enver Dondollakut, si dhe i një pjese të konsiderueshme të anëtarëve të “Bandës së Lushnjes”, Vladimir Meçe, është larguar dje në mënyrë demonstrative nga salla e gjyqit, duke sjellë në këtë mënyrë edhe dështimin e seancës gjyqësore. Shkak, sipas burimeve nga pala mbrojtëse, ka qenë një ndërhyrje e patakt dhe ironike me të cilën i është drejtuar kryesuesja e trupit gjykues avokatit, i cili është ndier i fyer dhe ka braktisur seancën, madje duke përplasur karrigen në të cilën ka qenë ulur, duke shkruar kërkesën për përjashtim të saj nga trupi gjykues. Duke qenë se avokati braktisi seancën dhe klienti i tij nuk ishte i pranishëm në seancë, trupi gjykues mori vendim të shtynte seancën për të premten e ardhshme. Megjithatë, kjo seancë që në minutat e para të saj u karakterizua nga debate të ashpra mes palëve lidhur me pranimin ose jo të kërkesave të parashtruara nga avokatët. Sipas tyre, trupi gjykues gjithmonë rrëzon kërkesat e palës mbrojtëse dhe pranon çdo kërkesë të parashtruar nga prokurori i çështjes. Duke mos e konsideruar një veprim të drejtë ligjor, avokatët kanë kërkuar ndërprerjen e seancës, pasi pretenduan se do kërkonin përjashtim të trupit gjykues. Gjyqtarja kryesuese e togave të zeza, Marsela Balili, u la një orë kohë avokatëve të përpilonin me shkrim kërkesën e bërë verbalisht. Por, sipas avokatëve, ende pa u mbushur 20 minuta, gjyqtarja në mënyrë ironike i është drejtuar avokatit Meçe se “edhe sa faqe kishte për të lexuar, sepse tri fjalë duhej të shtonte nga ato që ishte shprehur”. Kjo solli reagimin e avokatit, i cili u largua nga salla e gjyqit, duke u shprehur se për këtë veprim mund edhe t’i hiqnin licencën po të donin.
Përplasja
Avokatët mbrojtës të anëtarëve të “Bandës së Lushnjes” kërkuan qysh në fillim të seancës gjyqësore ndryshimin e trupit gjykues, pasi, sipas tyre, të gjitha vendimet janë të njëanshme dhe në favor të prokurorëve. Gjithçka nisi në momentin kur gjykata pranoi kërkesën e prokurorëve që të lexohej dëshmia e 5 personave, të cilët prej vitesh nuk ndodhen në Shqipëri. Avokatët mbrojtës kërkuan që të mos merrej parasysh kjo kërkesë, pasi njëri prej dëshmitarëve, Gramoz Selmani, është në kërkim për dy vrasje dhe nuk mund t’i besohej një deklaratë, që siç pretendon akuza, është bërë në ambasadën tonë në Greqi. Pretendimi i mbrojtjes u rrëzua, duke detyruar avokatët të ngrihen dhe të kërkojnë përjashtim të trupit gjykues. Gjyqtarja ua kërkoi kërkesën ta paraqesin me shkrim, duke vijuar me seancën. Në këtë moment, avokati Marash Ibraj deklaroi se procesi nuk mund të vazhdonte normalisht, kur avokatët kërkojnë që çështja të mos gjykohet më nga i njëjti trup gjykues. Gjyqtarja ka reaguar duke u shprehur se seanca do vijojë normalisht me pyetjen e 2 dëshmitarëve të paraqitur, nga 11 që ishin thirrur për të dëshmuar. Por, ky gjyq u ndërpre për shkak të përplasjes mes gjyqtares kryesuese Balili dhe avokatit Meçe. Në procesin e “Bandës së Lushnjes” janë të pandehur 7 persona, mbi të cilët rëndon akuza e kryerjes së një sërë veprash penale, të kryera vite më parë në Lushnjë. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më 4 maj të vitit të kaluar, por për gati një vit me radhë, gjykata ka shtyrë seancat për arsye të mungesës së avokatëve, dëshmitarëve, si dhe preferencave të të pandehurve për trupin gjykues, i cili është ndryshuar disa herë dhe ka shkaktuar konsumim të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda. Kjo solli që në trupin gjykues të delegohen 4 gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës, të cilët prej gati një viti, së bashku dhe me katër kolegë të tjerë plotësojnë trupat gjykues për dy proceset paralele të “Bandës së Lushnjes”.