MSA dhe NATO,meritë edhe e ndërkombëtarëve

Kryeministri Sali Berisha vlerësoi në hapje të Konferencës së Donatorëve ndihmën e veçantë të ndërkombëtarëve në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe hyrjen në fuqi të MSA-së. Shqipëria më 4 prill do të jetë anëtare e NATO-s, ndërsa dje hyri në fuqi MSA-ja. Këto ngjarje të mëdha do të ishin të pamundura pa bujarinë, solidaritetin dhe mbështetjen e huaj, deklaroi Kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo mbështjetje ka qënë dhe për vendet e tjera të rajonit në rrugën e tyre të ndërtimit të demokracisë e ekonomisë së tregut.