E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, është organizuar konferenca për kordinimin e ndihmës së huaj

Është organizuar sot në Tiranë konferenca e kordinimit të donatorëve për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Kjo konferencë është organizuar nga qeveria shqiptare dhe Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit pranë Komisionit Europian. Në konferencë Kryeministri Berisha u shpreh se dy ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë si MSA-ja dhe anëtarësimi në NATO nuk do të realizoheshin pa bujarin dhe solidaritetit e donatorëve. Ne synojmë rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian dhe proceset integruese dhe ky motivi udhëheqës i përpjevjeve tona për një të ardhme më të mirë dhe gjithashtu proceset integruesa po na ndihmojnë për të shkëputur nga një e kaluar e hidhur theksoi Berisha. Gjithashtu Berisha u shpreh se kjo konferencë ka rëndësi të veçantë për rajonin në një kohë kur bota përballet nga kriza ekonomike. Ndërsa amabsadorja çeke Fialkova u shpreh se BE-ja ka gadishmëri për asistencë në në rajon. Sipas saj ndihma e huaj duhet të përdoret si një stimul për reformat në vendet e rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›