E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vdes turisti francez, mbërriti me kroçerë në port

DURRES- Një turist francez 81-vjeçar është gjendur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa kroçera "Arion" ankorohej në portin detar të Durrësit.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se Blat Sipolit, 81 vjeç, ka gjetur vdekjen si pasojë e një infarkti kardiak. Kroçera "Arion" në të cilën ai udhëtonte për motive turistike po ankorohej sipas itinerarit të paracaktuar në portin më të madh të vendit tonë, kur drejtuesit e anijes kanë kërkuar ndihmë pranë autoriteteve portuale.

Kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së 81-vjeçarit, ndërsa po kontaktohet edhe ambasada e Francës në Tiranë. Kroçera "Arion", e cila kryen lundrime 1-javore në disa nga portet e Adriatikut dhe Jonit, gjatë këtij viti është ankoruar 10 herë në portin e Durrësit.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›