Kakavijë : Zbulohet 1 ton drogë në një maune
Policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës (Gjirokastër) ka zbuluar mëngjesin e sotëm një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, e cila ishte fshehur në një maune që do të udhëtonte drejt Greqisë.
Sasia prej 1 ton hashash eshte kapur gjate nje kontrolli ne nje maune me targa BR 1852 B qe tranportonte derra ne Greqi. Pa kaluar kufirin shqiptar maunes i eshte bere nje kontroll i imtesishem dhe ne dyshemene dopio te makines u zbulua sasia e madhe e droges e paketuar. Ne pranga ehste vene menjehere shoferi i maunes, Agron Rrushi i cili akuzohet tashme per trafik te paligjshem te lendeve narkotike. Hetimet do te vazhdojne pasi per drogen qe dyshohet te kete patur destinacion Greqine mund te jene te implikuar persona te tjere. Policia dyshon se pas kesaj fshihet nje rrjet i mireorganizuar i trafikut te lendeve narkotike me baze me te gjere se Shqiperia.