Durrës, vetëvaret 20 vjeçarja 4 ditë pasi i dashuri vari veten
Një e re i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kodër Vilë, ku 20 vjeçarja, Daniela Margjeka është gjetur e vetëvarur në një pishë. Mësohet se me gjetjen e trupit pa jetë të saj është gjetur dhe një letër e shkruar, ku ka shpjeguar dhe arsyet e ndërmarrjes së aktit. Sipas letrës Margjeka ka varur veten për shkak se vetëm katër ditë më parë i dashuri i saj kishte zgjedhur të njëjtin fat, duke u vetëvarur në plazhin e Durrësit. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.