E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, SOS shkatërron rrjetin e trafikantëve të drogës, sekuestrohen 350 kg

Është finalizuar me sukses faza e parë e operacionit të koduar SOS për sekuestrimin e lëndëve narkotike. Policia e Gjirokastrës, në rrugën rurale Gjirokastër-Golem ka bërë të mundur sekuestrimin e një xhipi me targa të dubluara Sr 2690 B plot me pako me lëndë narkotike. 350 kg drogë janë bërë pjesë e listës së drogës së sekuestruar gjatë këtyre ditëve, duke u arrestuar dhe drejtuesi i mjetit shtetasi Vezir Thanasi, banues në Tepelenë dhe Lorenc Sadikaj nga Vlora. Sipas policisë droga nga Lazarati kishte destinacion qytetin e Vlorës, për tu drejtuar më pas drejt fqinjit tonë, Italisë. Ndërkaq vijon me intensitet të plotë operacioni për identifikimin e plotë të rrjetit të trafikantëvë, ndërsa në ndihmë për finalizimin e operacionit kanë shkuar efektiva të Drejtorisë së Operacioneve Speciale në Drejtorinë e policisë Gjirokastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›