Kaliforni, incident me avionin presidencial, tension për Obamën

Momente tensioni janë shënuar të premten në Kaliforni në momentin e nisjes së “Air Force One” me presidentin Barack Obama në bord. Dy avionë luftarakë janë thirrur të ngrihen në fluturim për t`i zënë rrugën një avioni të vogël që kishte hyrë gabimisht në zonën e “ndalim fluturimit” rreth avionit presidencial. Dy avionët luftarakë, me t`u ngritur në ajër me urgjencë të madhe, i kanë prerë rrugën avionit të vogël dhe e kanë detyruar të ulet pranë aeroportit El Monte. Sapo ka pushuar alarmi, avioni me presidentin e Shteteve të Bashkuara në bord ka mundur të fluturojë nga Los Anxhelos drejt Renos, në Nevada. Incidente të këtij lloji nuk janë të rrallë.