E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fshesa” greke riatdheson në Kakavijë 15 shqiptarë

Policia greke kthen në Shqipëri 15 shtetas shqiptarë për mungesë dokumentacioni. Ato janë kapur nga operacioni “Fshesa” për emigantët ilegalë , të ushtruar në disa zona të Greqisë. Të 15 shtetasit janë riatdhesuar përmes pikës kufitare të Kakavijës. Dhe pse policia shqiptare nuk bën të ditur identitetet e të kthyerve, aturitetet greke kanë shpjeguar se ratdhesimi i tyre është bërë për mungesë dokumentacioni dhe qëndrimi ilegal në shtetin grek. Nën këtë pretekst brenda këtij viti policia greke ka riatdhesuar plot 147 shtetas shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›