Durrës, vetëvaret në banesë 32 vjeçari
Durrës- Një 32 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit dhe viktimë është shtetasi Xhevahir Vata.
Ai ishte lindur në Tropojë dhe kishte ardhur në Durrës gjatë viteve ’90. “Ai është gjetur i vetëvarur në banesë nga familjarët”- kanë thënë burimet policore.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe sipas të dhënave të para është arritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një vetëvarje klasike. Pasi mbledhjes së dëshmive nga ata që e njihnin, mendohet se shkak për fundin tragjik ka qenë një moment depresioni shkaktuar nga problemet ekonomike. Megjithatë, policia thotë se është duke hetuar për zbardhjen e shkeqeve të ngjarjes.