E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosën me armë dy gra, arrestohen autorët

Durrës- Një sherr brenda fisit ka shkaktuar dy të plagosura në një fshat të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, ndërkohë që policia ka vënë në ranga autorët vetëm paraditen e sotme.

Sipas burimeve zyrtare të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Rubjek në komunës së Maminasit në Durrës. “Dy gra janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë mbetur të plagosura rëndë”- thonë burimet, duke shtuar se gratë janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit. Gratë e plagosura janë 57-vjeçarja N.Koçi dhe M.Kërtalli, 28-vjeçe.

Pas hetimeve për ngjarjes, policia mundi të arrestojë autorët, Ramazan Koçi dhe Subi Brika. Ky i fundit sipas policisë është ndaluar për fshehje të krimit, pasi kishte strehuar autorin, Koçi së bashku me armën, fill pas ngjarjes.

Ndërkohë që autori mësohet se ka qëlluar me armë nga jashtë banesës, por plumbat kanë kapur dy kushërirat. Ende nuk sqarohen arsyet e ngjarjes, por policia deklaron se ajo do të zbardhet pasi të dëshmojnë ‘viktimat’ dhe të arrestuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›