Vlorë, Debat për mosnumërimin e 6 kutive
KZAZ numër 61 në qytetin e Vlorës ka mbyllur numërimin e votave të 80 qendrave të votimit dhe prej përfaqësuesve të kësaj KZAZ mësohet se rezultatet përfundimtare do të dalin rreth orës 15.00 të ditës së sotme. Por mos numërimi i 6 kutive, të konsideruar të pavlefshme, janë bërë pjesë debati mes dy kampeve rozë dhe blu. Kryetari i PD, Vlorë Arsi Kollozi, deklaron se procesi ka përfunduar dhe mosnumërimi i 6 kutive të konsideruar të pavlefshme, është bërë nga KZAZ, pasi kutitë rezultojnë me parregullsi, por nga ana tjetër kryetari i PS, Shqëtim Gjika shprehet se pavleshëmria e kutive është bërë nga numëruesit e votave dhe jo nga KZAZ numër 61.