E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vjedhja e kabëllit elektrik lë pa energji fshatin Rrashbull

Vjedhja e kabëllit elektrik, në fshatin Rrashbull te Durrësit ka krijuar përsëri probleme me mungesën e energjisë elektrike. Vjedhja e përcjellësit elektrik është bërë gjatë natës së mbrëmshme, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur mbi rreth 3 kilometër kabull të linjës elektrike të tensionit të ulët në fshatin Rrashbull në rrethin e Durrësit, ndërsa kanë dëmtuar dhe transformatorin e nën stacionit elektrik. Si pasojë e këtij dëmtimi kanë mbetur pa energji elektrike mbi 1500 familje, duke krijuar një black-out në gjithë zonën. Një ngjarje e tillë në fshatin Rrashbull është përsëritur edhe here të tjera, por ende nuk ka një zgjidhje për këtë problem. Specialistët bëjnë të ditur se zënvendësimi i përcjellësit elektrik dhe dëmi i shkaktuar kërkojnë kohë për tu riparuar. Ku sipas tyre, zona do te qendroje pa energji elektrike edhe në dy ditët e ardhshme. Vjedhja është konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të ndaluar. Sipas policisë së Durrësit, autor në vjedhje mendohet të jenë më shumë se katër persona, të cilët e kanë kryer këtë krim, me qëllim shitjen e kabëllit për përfitime financiare. Nga ana e policisë po punohet për indentifikimin e autorëve si dhe arrestimin e tyre, ndërsa materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale të "vjedhjes"dhe "shkaterrimit të rrjetit elektrik".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›