E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, arrestohet për armëmbajtje pa leje 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi është kapur me armë pa leje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 29-vjeçari Besim Kordhaku, banues ne fshatin Xhaferaj, Komuna Topojan në Kukës.
 

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën 29-vjeçarit, në fshatin Xhaferaj, është gjetur një pushkë e kalibrit 7.62 mm si dhe 10 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.
 

Ndërkohë matrialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale të 'Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve'.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›