Durrës, vodhën 7 kasetofonë makinash brenda ditës, prangosen 2 të miturit

Navigatori godet grabitësit e pjesëve të makinave
Nisur nga një numër shumë i madh vjedhjesh të kasetofonëve të makinave në qytetin e Durrësit, policia e këtij qyteti ka ndërmarrë një operacion të koduar Navigatori. Si rezultat i këtij operacioni janë prangosur dy minorenët 17- vjeçarë, B. S., dhe K. H., me banim në Tiranë. Arrestimi tyre u bë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në qytetin e Durrësit kanë kryer mbi 8 vjedhje në automjete, duke marrë kasetofonët e tyre si dhe objekte të tjera. Sipas policisë, 7 prej vjedhjeve janë kryer brenda një dite që ishte 1 maji dhe është parë e favorshme nga vjedhësit meqenëse ishte ditë pushimi, ndërsa të tjera janë grabitur gjatë këtyre muajve të fundit. Dy minorenët fiksonin në fillim makinën, duke parë nga xhamat llojin e kasetofonit, e më pas thyenin xhamin trekëndor të automjetit. Me shpejtësi ata grabisnin kasetofonin, D.V.D, pasqyra etj. Konstatimi i aktivitetit kriminal u bë nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të cilët pasi kanë konstatuar dëmtime të disa mjeteve janë vënë në ndjekje të dy autorëve. Pas një pune të gjatë, dy autorët e një sërë grabitjesh u kapën në banesat e tyre në Tiranë. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip Reno 5 me targë TR 54 04 G të cilën autorët e përdornin për vjedhje e cila u braktis së bashku me sendet e vjedhura në kohën që ndiqesh nga policia. Aktualisht të dy të arrestuarit ndodhen në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Durrësit. Policia e Durrësit deklaroi se në 1 maj nga ora 02.00 e mëngjesit deri në dëri në orën 05.30, pra për rreth 3 orë e 30 minuta dy minorenët kanë kryer grabitjet në lagjet 4, 6, 11, 12, 13. Ata kanë grabitur me thyerje automjetin tip Volvagen me targë DR 8577D në pronësi të shtetasit Shpëtim P, automjetin benz me targë DR 6795 E pronë e shtetasit Enea H, automjetit tip Benz veturë me targë DR 81 19 G pronë e shtetasit Besnik B, automjetin tip Ford Fiestra veturë me targë DR 73 69 C pronë e shtetasit Armand L, automjetin tip benz mercedes me targë TR 15 28 M pronë e shtetasit Shpëtim L, automjetin tip Benz Mercedes me targë DR 4455 E pronë e shtetasit Edmond Sh si dhe automjetit tip Benz 320 veture me targë DR69 59 E pronë e shtetasit Dritan K. Po kështu më datë 28 prill këta dy persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë grabitur edhe sendet e automjetit tip Skoda me targe TR 5542 P pronë e shtetases Edlira P. Në të gjitha rastet autorët e ngjarjes, kanë vjedhur kasetofonë Navigator D.V.D, pasqyra, duke thyer trekëndëshin e xhamit. Ndërkaq efektivat e policisë po hetojnë nëse dy shtetasit janë protagonistë të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Durrësit.