Motra dhe vëllezër gazetarë! Nuk bëhesh i madh duke marrë në intervistë Presidentin, Kryeministrin, (sidomos këtë) dhe shefin e opozitës (Ftesë për diskutim)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
I dashur Alfred Peza! Meqë pretendoj njëanshmërisht të të kem mikun tim, por që jashtë çdo diskutimi je nga më seriozët, po të them se edhe ty të ka kapur jo gripi i derrave, (larg qoftë), por gripi i madhështisë. Ka disa intervista që të ndjek me titullarët kryesorë të shtetit apo të partive, dhe kam vënë re që ke humbur shumë pikë. Hapi faqet e kësaj gazete të nderuar ku po botohet ky shkrim, fotokopjoi siç e ke në disiplinën tënde të punës dhe do shohësh se e kam kritikuar unë më shumë Edi Ramën. Por në intervistën e fundit që realizove ti me të, e ke ndërprerë jo më pak se 71 herë, i ke bërë pyetje për planin rregullues të Tiranës dhe për jetën e tij familjare, në mënyrën më të konsumuar të mundshme. Gjëra që ne shqiptarët i kemi dëgjuar me qindra herë dhe jemi shumë të qartë. I dashur Fredi! Po të drejtohem ty se je nga më seriozët e medias elektronike, se me ca tipa si Blendi Fevziu, Mustafa Nano, Arjan Çani, Mero Baze, emocionalisht jam bërë zero qysh me kohë. Po të drejtohem përsëri shumë miqësisht, sa analistë të pavarur ka që i bien të keqes sa majtas dhe djathtas kudo ku ajo shfaqet? Ta them unë atë që dhe ti e di:
Më pak se gishtat e njërës dorë. Dhe për të dalë tek thelbi i këtij shkrimi, apo shqetësimi shumë modest, por shumë qytetar: Përse po mbyten ca zëra demek të nivelit të dytë
Kush bën sot telereportazhe për atë fshatarin e humbur atje në veri apo për ish minatorin e Selenicës? Nuk thashë kronika lajmesh, thashë telereportazhe. Si përkrahen sot talentet e rinj në gazetari edhe kur nuk janë femra të bukura e me funde të ngritura, di të ma thuash vallë? Po ta them ty që je nga më të ndershmit, se po të pyesja Nikollë Lesin, nuk e di se çfarë do më thoshte. Po e ndërtoj këtë shkrim në bazë të një dialogu shumë miqësor, jo për të më thirrur në një nga ato emisionet televizive të tuat, sepse e kam mbajtur mikrofonin në dorë që kur isha 14 vjeç dhe jeta ime TASHMË janë librat.
Meqë ndofta si ke njohur, gazetari i madh Alfons Gurashi, u bë jo vetëm se shkonte pas Enver Hoxhës, apo transmetonte 1 Majin, por sepse me të njëjtin përkushtim shkonte tek koçekët e misrit ku punonin ca rome hamej, apo tek një kopsht fëmijësh me rastin e një feste. E ka thënë shoku im i ngushtë Artan Fuga, në një cikël shkrimesh nga më brilantet se media prodhon politikanë. Me këtë shpjegohet që ata janë sulur deri në shpërdorim, për tu mediatizuar, në këtë prag fushate. Diçka diskutoj me Tanin tim të dashur se komunikimi i lirë i fjalës me njeriun përballë, ka qenë dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një FAKTOR më i rëndësishëm sesa komunikimi virtual, kur një gazetar apo një gazetare, duke thirrur një President, një Kryeministër, apo një shef të opozitës, me një NAIVITET PROVINCIAL kërkon të hiqet në opinion se sa i madh që është.
Harron njeriu i zi i mikrofonit se njeriu përballë se vuan fare kompleksin mediatik.
Se jeton duke parë edhe explorer channel. Apo duke dëgjuar Irma Libohovën.
Nuk dua të them me këtë se shqiptarët nuk ndjekin me vëmendje emisione të tilla si Koha për tu zgjuar e Bashkim Hoxhës apo emision Forum që drejton një vajzë (më fal që nuk ia di emrin). Pra aty flasin njerëz të thjeshtë. Pse vallë kam dëgjueshmëri maksimale? I dashur Alfred! Do ishte në edukatën tënde që të nxirrje ndonjë mësim modest, ti dhe të gjithë ne të tjerët, për ta zgjeruar rrethin e njerëzve që flasin tek studioja jote, (për të cilën të uroj nga zemra). Në qoftë se i dashur të kujtohet Maks Verberi, në vitin 1918, pra në kohën e të famshmeve Ines Bergman dhe Klara Cetkin, para 1900 studentëve deklaroi: Politikanët më të mirë në botë janë gazetarët. Dhe të jesh politikan i dashur Fredi do të thotë të kuptosh se çmimin Pulitzer e mori ai gazetar i New York Times që zbuloi një komunitet të varfërish në mes të metropolit. Pra nuk e mori ndonjë që kishte intervistuar Obamën ose Bushin. Dhe ti e di shumë mirë se kush ka qenë Pulitzer dhe kush është NewYork Times. Dhe kaq. Dhe të kam shumë mik.