E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renea shpëton turistët austriakë në ujërat e Osumit

Një grup turistësh të shoqëruar nga disa të rinj që ushtrojnë sportin rafting, të vozitjes, kanë rrezikuar të mbyten në ujërat e Osum. Ata kishin ardhur enkas nga qyteti i Tiranës për të kaluar disa orë argëtim. Për të ushtruar sportin rafting turistët të shoqëruar nga disa të rinj që dinin këtë sport, kanë zgjedhur ujërat e lumit Osum dhe pikërisht zonën turistike që ndodhet në kanionet e rrethit të Skraparit. Por për shkak të përkeqësimit të motit pas mesditës turistët e huaj janë gjetur mes thellësisë të kanoneve nga ku iu janë çoroditur duke iu kthyer mbrapsht gomonet e tyre. Menjëherë, njëri prej tyre ka lajmëruar policinë lokale, e cila menjëherë ka shkuar drejt vendit të ngjarjes për të shpëtuar të rrezikuarit. Ndërkaq, për ngjarjen është lajmëruar dhe Drejtoria e Policisë së Beratit. Ndërsa kjo e fundit, duke ditur që po errësohej por edhe për shkak të terrenit të thyer të kanioneve ka kërkuar ndihmën e forcave të Reneas për të shpëtuar grupin e turistëve. Menjëherë forcat e Reneas kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur aksionin për nxjerrjen me litar të të rrezikuarve , të cilët kanë mundur ti mbijetojnë tmerrit sipër gomoneve që papërmbytura dhe pjesëve të thepisura në anët e lumit të thellë të Osumit. Përveç Reneas, policia ka kërkuar ndihmën e specialistëve të grupit të licencuar të Albania Rafting Grup, të cilët kanë shkuar për të dhënë ndihmën e tyre. Burime nga policia, bëjnë të ditur se grupi i turistëve ka qenë i shoqëruar nga Genc Mita, president i Audor Albania , por në momentet deçizive 11 turistët austriak kanë ngecur dhe u është rrezikuar jeta. Në fakt grupi i turistëve kanë hyrë në lumin Osum për të kaluar kanionet në fshatin Hambull, por sapo kanë ardhur tek Ura e Brezenckës poshtë saj nga uji, që derdhet nga përroi me të njëjtin emër, në lumin Osum ka bllokuar turistët, pasi prurjet e tij nga shirat e rëna kanë ngritur nivelin e ujit. Po, në këtë moment turistëve u është çarë dhe një gomone. Të detyruar nga këto probleme dhe nga rreziku që po u kanosej për jetën, ata dhe shoqëruesit janë detyruar që të kërkojnë ndihmën e policisë e cila kjo e fundit ka shkuar menjëherë në ndihmë të grupit të turistëve dhe po në ndihmë të tyre ka shkuar edhe grupi forcave Renea, të Tiranës, i cili ka nxjerë me litar 40 metra thellësi një e nga një, të 11 turistët austriak dhe shoqëruesit e tyre. Po në ndimë të turistëve ka shkuar edhe grupi i Rafting Grup, i Beratit sapo ka mësuar ngjarjen. Në një prononcim për median, presidenti i këtij grupi, Zamo Spathara tha se në shoqërimin e turistëve duhen specialist që dinë të kalojnë me gomone kanionet. Këta specialist janë vetëm në Berat, pasi i kemi trajnuar për më shumë se tre muaj dhe se nga aktivitetet tona për më shumë se 5 vjet nuk kemi pasur incidente të tilla. Ndaj më vjen keq për turistët austriak gjithsesi, fatmirësisht kanë shpëtuar nga një tragjedi e vërtetë nëse në ndihmë të tyre nuk do të kishim qenë grupi i Reneas nga Tirana dhe grupi i specialistëve të Beratit, ka theksuar ai.      

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›