Operacioni Kështjella sekuestron 40 kg heroinë në Kakavijë

Arrestohen 5 persona, 3 gjermanë dhe 2 fierakë
Për herë të parë në vendin tonë sekuestrohen 40 heroinë, ndërsa janë vënë në pranga 5 persona, ku tre prej tyre janë shtetas të huaj gjermanë, ndërsa 2 të tjerët janë nga Fieri. Lajmi u konfirmua dje në mbrëmje nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme. Sipas burimeve zyrtare, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit të Organizuar dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas një hetimi disa ditor, kanë arritur të sekuestrojnë rreth 80 pako heroinë të presuar mirë dhe mbështjellë me izolant. Pakot përmbanin 40 kg heroinë, e cila po trafikohej jashtë vendit nga pika kufitare e Kakavijës. Në këtë operacion ishin përfshirë 5 shtetas, 3 të huaj gjermanë dhe dy shqiptarë. Dy prej shtetasve gjermanë ishin organizatorë të këtij trafiku, ndërsa 2 shqiptarët kishin rolin e korrierit. Kjo është sasia më e madhe e heroinës së kapur deri tani në vendin tonë. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se heroina ishte fshehur në një makinë me targa të huaja gjermane e ishte planifikuar të kalonte nëpërmjet Greqisë, duke pasur si destinacion final, shtetin gjerman. Një prej shtetasve gjermanë organizatorë të këtij trafiku është arrestuar në Aeroportin Nënë Tereza teksa po përpiqej të largohej në rrugë ajrore.
Operacioni
Operacioni policor është koduar Kështjella dhe ka përfunduar ditën e djeshme nga ana e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kështu, bëhet e ditur se pas dy muajsh hetimesh është arritur të sekuestrohet në Kakavijë 40 kg lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë dhe të arrestohen tre shtetasit gjermanë, Daniel Englert, Franz Kiacsek si dhe Regina Kiacsek. Në prangat e policisë kanë përfunduar edhe dhe dy shtetas shqiptarë, të cilët janë Albert Pëllumbaj, lindur e banues në Patos si edhe Zaim Tafa, lindur e banues në Fier. Dy shtetasit shqiptarë janë arrestuar në Fier, ndërkohë që shtetasi Daniel Englert është arrestuar në Rinas në tentativë për tu larguar nga Shqipëria. Në Kakavijë janë arrestuar dy shtetasit e tjerë gjermanë, gjatë kohës që po tentonin të trafikonin lëndën narkotike. Mbi këta shtetas rendon akuza e trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283 dhe 25 i kodit penal. Nga hetimet paraprake dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte Shqipëri-Greqi-Itali. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se agjentët e anti-drogës në sajë të informacioneve kanë mundur të zbulojnë këtë linjë trafiku. Mësohet se hetimet janë zgjeruar edhe më tej pasi dyshohet edhe për persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.
****************
Në pranga
Albert Pëllumbaj 40 vjeç
Zaim Tafa 45 vjeç
Daniel Englert 61 vjeç
Franz Kiacsek 43 vjeç
Regina Kiacsek 46 vjeç