Durres, vogelushet kosovare i shpetojne mbytjes
Dy vajzat, njëra nga Ferizaj tjetra nga Lipjani, jane gjetur pandjenja në det dhe me ndihmën e policisë janë dërguar në spitalin e Durrësit, ku kanë marrë ndihmën e shpejtë.
DURRES- Një fëmijë 3 vjecar dhe një adoleshente nga Kosova janë shpëtuar nga mbytja falë ndërhyrjes së shpejtë të organeve të rendit dhe atyre shëndetësore në Durrës. Sipas policisë L. Cadroku, 17 vjeç nga Lipjani i Kosovës, e cila nuk dinte të notonte është gjetur e pandjenja në det. Adoleshentja kishte ardhur së bashku me familjen për pushime në sektorin Iliria të plazhit të Durrësit.
Forcat e policisë në bashkëpunim me autoambulancën dhe personelin mjeksor të qendrës ambulatore të plazhit e kanë dërguar adoleshenten në spitalin rajonal të qytetit.
E njëjta ndihmë i është dhënë dhe vogëlushes J. D., 3 vjeç nga Ferizaj i Kosovës, e cila së bashku me familjen pushonte në sektorin Teuta, 2 km larg sektori Iliria.
(s.g/BalkanWeb)