Porti Vlorë, masa për A/H1N1, nuk ka të dyshuar
Pasagjerët që hyjnë nga porti i Vlorës i nënshtrohen kontrolleve nga mjekët, për të parë nëse kanë apo jo shenja të gripit të derrave. Sipas mjekëve deri tani nuk ka patur asnjë rast. Masa të tilla janë marrë në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë.
VLORË- Edhe pse gripi i derrave ka hyrë tashmë ne vendin tonë, sërish në pikat kufitare ku hyjnë qytetarë të huaj e shqiptarë, masat për evidentimin e rasteve të dyshuara janë po ato që ishin para hyrjen e virusit AH1N1. Porti i Vlorës këtë verë është zgjedhur nga shumë qytetarë si portë hyrëse në Shqipëri, ndaj edhe shërbimi i mjekëve në këtë port është 24 orësh.
Dy mjek kryejnë kontrollin e udhëtarëve me ardhjen e tyre nëpërmjet tre trageteve të linjës Brindisi- Vlorë. Sipas mjekëve udhëtarët pyeten nëse kanë pasur simptoma apo shenja të gripit, si dhe bëhet matja në distancë e temperaturës nëpërmjet termometrit. Drejtuesit e policisë kufitare si dhe ato të shëndetësisë kanë marrë masat me qëllim që ky sezon i ardhjes së emigrantëve të përballohet si duhet në portin e Vlorës. (a.r/news24/balkanweb)