E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vranë kambistin, “burg” 3 të arrestuarve



Luan Kondi

DURRËS- Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të akuzuarit për vrasjen me qëllim grabitjen e kambistit Agush Hyzoti, 44 vjeç. Dy vëllezërit Kevin dhe Marvini Ranxha, nga qyteti i Elbasanit si dhe Luis Vangjeli nga qyteti i Durrësit akuzohen si autorë të vrasjes së kambistit pak ditë më parë në qytetin bregdetar.
Hetimet
Nga hetimet e kryera rezulton se të tre të arrestuarit kanë vrarë 44-vjeçarin me qëllim grabitjen e sasisë të 20 mijë eurove dhe 10 milionë lekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma me të cilën është kryer krimi, 2 gëzhoja, një motoçikletë, një automjet tip “Ford”, si dhe një paruke. Tre të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes me pasojë vdekjen” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Ngjarja
Policia e Durrësit zbardhi vetëm 24 orë më pas vrasjen e kambistit në qytetin bregdetar. Tre persona u vunë në pranga. Policia tha se autorë të mundshëm ishin dy vëllezërit Kevin dhe Marvini Ranxha, nga qyteti i Elbasanit si dhe Luis Vangjeli nga Durrësi. Madje sipas policisë dy prej të ndaluarve pranuan vrasjen. Po sipas burimeve policore grabitja ishte motivi i ekzekutimit të kambistit 44-vjeçar Agush Hyzoti. Mdje edhe pse fillimisht hezitoi vetë dy ditë më pas deklaroi se sasisë e parave të grabitura ishin 20 mijë euro dhe 10 milionë lekë të reja. Policia gjeti në vendngjarje gjithashtu në cilësinë e provës materiale një automatik kallashnikov dhe një motoçikletë të cilën e kishin përdorur autoret vrasjes. 44-vjeçari Hyzoti, një ish-oficer i antikontarabandës u qellua më 9 maj pranë shtëpisë së tij në momentin kur po i drejtohej hyrjes së pallatit. Ngjarja e rënde ka ndodhur në mbrëmje pak pa u errur pranë gjykatës së faktit në Durrës. Ekspertët konfirmuan se vrasja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt. Viktima ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.

Policia e kryeqytetit arreston tre persona të akuzuar për vjedhje

Tiranë - Policia e Tiranës çon në qeli tre persona pasi u kapën brenda 24 orësh teksa vidhnin në vende të ndryshme në kryeqytet. Burime nga policia thanë se Durim Onuzi, 32 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje u kap pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në Tiranë dyshohet se i ka vjedhur një varëse një shtetaseje. Gjithashtu i akuzuar për vjedhje pak orë pas 32-vjeçarit u arrestua edhe 22-vjeçari Romeo Shatrolli. Burime nga policia thanë për gazetën “Albania” se i riu u kap në rrugën “Naim Frashëri”, duke vjedhur tapetet e dyerve të pallateve. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës ka çuar në qeli një tjetër person të dyshuar si autor i një vjedhjeje. Florent Shtino, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Falsifikimit” u kap në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, teksa po tentonte të vidhte në lokal.

14 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›