E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vret me thikë fqinjin pranga 55-vjeçarit

DURRES - Një konflikt mes fqinjëve në orët e vona të mbrë-mjës së diel në Durrës ka përfunduar me një viktimë, ndërkohë që policia menjëherë pas ngjarjes ka vënë në pranga autorin. Burimet zyrtare të policisë së Durrësit konfirmojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-kabinave në plazhin e Durrësit. Viktimë e përle-shjeve me thika mes dy fqinjëve banorë të kabinave, është 41- vjeçari Agim Ramçe, ndëra i akuzuari për këtë krim është 55-vjeçari Muharrem Asllani. Mësohet se dy fqinjët, banorë të Currilave fillimisht kanë nisur konfliktin mes tyre për motive të dobëta, por që më pas sherri ka vijuar me përplasje fizike mes tyre." Nga hetimet e para rezulton se 55-vjeçari Muharrem Asllani ka goditur disa herë me thikë 41-vjeçarin Agim Ramçe duke i shkaktuar disa plagë në trup. Viktima është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të plagëve dhe hemorragjisë ka ndërruar jetë. Forcat e policisë që shkuan në vendin e ngjarjes bënë arrestimin e autorit të krimit. Në vlerën e provës atij iu bllokua edhe thika me të cilën i mori jetën fqinjit te tij", pohojnë drejtues të policisë së Durrësit. Mësohet se autori dhe viktima banojnë në zonën e Plazhit që pas vitit 1990. Asllani akuzohet për veprën penale të "vrasjes".
(s.g/GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›