E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti në Bathore Kreu i FNSH, Prenci kallzim penal zv/ministrit Peka

TIRANE-Shemsi Prenci, kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, (FNSH) ka kryer sot kallzim penal në Prokurorinë e Tiranës për zv/ministrin e brendshëm, Avenir Peka. Prenci bëri të ditur se ky veprim I tij vjen si rrjedhojë e ngjarjeve në Bathore një ditë më parë në këtë prag fushate elektorale.
Prenci akuzoi se për ndërhyrjen që ka kryer dje në Bathore ka marrë presione të vazhdueshme nga zv/ministri Peka. Madje Prenci tha se Peka i kërkoi të shtypë militantët e PS.

“Urdhrin për ndërhyrje FNSH e merr nga policia. Peka më kërkoi të shtyp militantët e PS”, theksoi Prenci duke shtuar se për këtë cështje ka vënë në dijeni dhe ambasadorët e huaj në vendin tonë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›