Fushata, Rama: Taksat e qeverisë 50 herë më shumë se të bashkisë
TIRANE- Kreu i bashkisë Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e kandidatit demokrat Lulzim Basha se taksat e larta lokale kanë ndikuar në rritjen e cmimit të bukës. Sipas Ramës është qeveria me politikën e saj monopol dhe taksat e larta që po varfëron shqiptarët.
Në një takim elektoral të zhvilluar në zonën e tregut çam në njësinë bashkiake numër 10, Rama tha se një familje e zakonshme kryeqytetase paguan 5 500 letë të vjetra në muaj për gjithë cfarë bëhet për të mirëmbajtur dhe ndërtuar qytetin.
“Gjithë pemët që sot janë kthyer në kurora në rrugët e kryeqytetit, i gjithë pastrimi, ndriçimi, shkolla, rrugët, janë përfshirë në këtë kontribut prej 5 500 lekë të vjetra në muaj. Ndërkohë që cdo familje pahuan 50 herë më shumë detyrime ndaj qeverisë dhe vetëm lekët që qeveria i merr një familjeje të zakonshme tek tvsh e bukës në muaj janë më shumë sesa kontributi për gjithë punët e qytetit”- sqaroi Rama.
Rama kërkon mandatin e 4-t për kryetar bashkie të Tiranës, ndërsa përballë ka ish ministrin e brendshëm Lulzim Basha. Ky i fundit pak ditë më parë gjatë fushatës elektorale akuzoi Ramën se taksat e larta lokale kanë ndikuar në rritjen e cmimit të bukës.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Fushata, Rama: Taksat e qeverisë 50 herë më shumë se të bashkisë