E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vritet me armë zjarri 16-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri në dalje të një lokali. Ngjarja ka ndodhur pranë universitetit në lagjen numër 1 të Durrësit ku 16-vjeçari me inicialet K. Myziri është qëllaur për vdekje ndërkohë që është plagosur edhe 18-vjeçari E. ç i cili ka marrë plagë të rënda dhe është nisur drejt spitalit Ushatarak në Tiranë.
Sipas informacioneve patrulla të shumta kanë rrethuar zonën ndërsa kanë nisur operacionet për identifikim dhe kapjen e autorit. Ende nuk bëhen te qarta shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë por mendohet që shkak të jetë bërë një grindje mes viktimës, të plagosurit dhe autorit pasi këta të fundit sapo kishin dalë nga një lokal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›