Durrës, zbardhet plagosja e fëmijës
DURRES - Ka qenë një shkëmbim i mirëfilltë zjarri, ngjarja që solli plagosjen në kofshë të vogëlushit 10-vjeçar Juxhers K. Policia nuk ka asnjë dyshim se që të dyja palët kanë shtënë në drejtim të njëri-tjetrit me pistoleta të kalibrit të rëndë. Testi i natribanit ka vërtetuar pretendimet e të arrestuarit Denis Hoxha, i cili kishte deklaruar në polici se “edhe Briken Shkoza na qëlloi”. Tashmë Denis Hoxha banor i Spitallës dhe Brikend Shkoza banor i zonës së “Tre çezmave” në Spitallë, janë prangosur. Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Saimir Myftari, (person në kërkim) në bashkëpunim me shtetasin Denis Hoxha, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Brikend Shkoza, duke qëlluar disa herë në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Juxhers K., i cili ka qenë duke luajtur në fushën përpara pallatit ku banon. Po kështu nga hetimet rezulton se edhe shtetasi Brikend Shkoza ka qëlluar me armë tip pistoletë në drejtim të shtetasit Denis Hoxha. Deri më tani nuk janë gjetur armët me të cilat u shkëmbye zjarr. o.u