KRUJE/ Pronat dy vellezer kanosin te riun
KRUJE - Kanosen me arme fqinjin pranga dy autoreve vellezer. Policia beri te ditur se arrestoi 29-vjecarin Marjan Kurti dhe 33-vjecarin Bib Kurti nga Kruja. Arrestimi i tyre u krye pasi dyshohet se rreth ores 18.30 te se enjtes ne fshatin Hasan te Fushe-Krujes pas nje konflikti per motive pronesie kane kanosur me arme zjarri e me pas rrahur duke i sjelle edhe demtime ne koke e trup 22-vjecarin me inicialet L.S. I plagosuri ka marre ndihmen mjekesore ne spitalin e Krujes ndersa policia kreu arrestimin e dy vellezerve pasi u sinjalizua per ngjarjen nga bluzat e bardha. r.n