Keshilli i Qarkut con ne gjykate njesite vendore per te ardhurat
KORE - Keshilli i Qarkut Korce i drejtohet gjykates per te perfituar ne rruge ligjore te ardhurat qe njesite e qeverisjes vendore i detyrohen ketij institucioni. Sipas ligjit bashkite dhe komunat detyrohen te paguajne 3.5 per qind te te ardhurave te tyre per buxhetin e Keshillit te Qarkut ne menyre qe ky institucion te perballoje rrogat e punonjesve te tij dhe te disa ndermarrjeve qe ka ne varesi. Por disa bashki dhe komuna kryesisht ato qe qeverisen nga perfaqesuesit e forcave te majta politike nuk kane pranuar te derdhin detyrimet e tyre financiare. Kryetari i ketij keshilli Ilia Milo doli dje ne nje konference per shtyp per te bere te ditur se eshte kerkuar dhe do te synohet edhe me tej vjelja e ketyre detyrimeve nepermjet gjykates. Ai beri te ditur se Keshilli i Qarkut ka fituar te drejten edhe ne Gjykaten e Apelit qe Bashkia Pogradec ajo e Ersekes por edhe disa komuna te tjera te paguajne detyrimet e pashlyera prej nje viti. Sipas Milos Bashkia Pogradec ne buxhetin e saj te vitit 2010 ka miratuar nje kuote zero per financimin e Keshillit te Qarkut. Po keshtu jane edhe dy bashki te tjera dhe pese komuna qe nuk derdhin detyrimet per kete institucion duke sjelle veshtiresi sidomos ne pagesat e punonjesve te Qarkut dhe financimin e ndermarrjeve qe ka ne varesi ky institucion i qeverisjes vendore. Milo tha se ka veshtiresi ne likuidimin e pagesave per 225 punonjes qe ka Qarku pasi vilet vetem 22 per qind e detyrimit qe komunat dhe bashkite kane ndaj Keshillit te Qarkut. Sipas tij me vonesat e krijuara ne derdhjen e kuotes prej 3.5 mbetet vetem rruga ligjore per te detyruar bashkite dhe komunat qe tu pergjigjen pagesave per funksionimin normal te ketij keshilli. g.a