E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja Gerdeci Dritan Minxolli kerkon lirimin

TIRANE - Dritan Minxolli nje nga te pandehurit e arrestuar te dosjes Gerdeci i kerkoi dje Gjykates se Tiranes lirimin e menjehershem te tij nga qelia per shkak te tejkalimit te afateve te paraburgimit. Ne seancen e djeshme ne ngarkim te 29 te akuzuarve si shkaktare te shperthimit tragjik te 15 marsit 2008 ne Gerdec mbrojtesi i Minxollit avokati Arben Prifti pretendoi para gjykates se klienti i tij qendronte prej 89 ditesh ne menyre te padrejte ne burg. Ne kete menyre avokati kerkoi lirimin e menjehershem te te pandehurit pasi sipas tij referuar dhe Kodit te Procedures ka kaluar afati prej nje viti qe nga momenti kur aktet jane depozituar ne gjykate dhe akoma nga ana e kesaj gjykate nuk eshte dhene nje vendim perfundimtar. Ne argumentimin e kerkeses avokati bazohej edhe ne vendimin e Gjykates se Larte te 3 nentorit te ketij viti ne lidhje me rigjykimin e kerkeses se tre te pandehurve Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Gjeci per lirim nga qelia. Sipas avokatit numerimi i kohes se paraburgimit duhet te fillonte qe ne dergimin e akteve te kesaj dosjeje per gjykim ne Gjykaten e Larte ne 13 mars 2009. Duke iu referuar te njejtit vendim avokati tha se ne afatet e pezulluara nuk duhet te llogaritet koha kur gjykata ka nderprere gjykimin per pushime apo leje te zakonshme. Perfaqesuesit e akuzes ne proces kerkuan rrezimin e kerkeses. Afatet e paraburgimit nuk kane perfunduar pasi rreth 7-8 muaj ato jane pezulluar nga gjykata u shprehen ata. Gjykata do te shprehet te merkuren e javes se ardhshme ne lidhje me kete kerkese. Kryesuesi Ridvan Hado u pohoi paleve se gjykates i nevojitej kohe per tu shprehur. Kjo per shkak te pamundesise objektive te llogaritjes se kohes se paraburgimit per shkak te numrit te konsiderueshem mbi 90 seanca te ketij procesi si edhe per faktin se ajo u njoh zyrtarisht vetem dje me vendimin e Gjykates se Larte per te pandehurit e procesit. Mosshpallja e vendimit shkaktoi revoltim te avokateve te cilet braktisen seancen duke shkaktuar nderprerjen e saj. Nderkohe nje dite me pare gjyqtari Besnik Hoxha pritej te shqyrtonte kerkesen e tre te pandehurve Delijogji Pinari e Gjeci per lirim. Konstatojme se teresia e diteve kalendarike e paraburgimit te Dritan Minxollit nga data 13 mars 2009 deri ne 19 nentor 2010 rezulton 619 dite pohoi dje avokati i tij gjate paraqitjes se kerkeses per lirim. ar.ba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›