E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, zhduket pa gjurme 58-vjecari

Durres- Nje 58 vjecar nga qyteti i Durresit figuron i humbur prej 12 ditesh, kurse familjaret kane denoncuar ne policine vendore, ku kerkuan ndihme per gjetjen e te afermit. Burime zyrtare konfirmuan se Luan Dollaku, eshte larguar nga shtepia diten e ngjarjes, pa i njoftuar per vonesat e mundshme, apo vendin se ku do te shkonte. Sipas familjareve, 58-vjecari nuk kishte probleme shendetesore apo te vuante nga depresioni, por nuk i ka sqaruar apo marre ne telefon pas largimit. Te shqetesuar ata kane bere denoncim ne komisariat dhe apeluar per gjetjen e Luanit, ndersa publikuan edhe nje fotografi te tijen te viteve te fundit, me qellim mundesimin e gjetjes. Thirrja eshte bere nga familjaret dhe vellezerit e te humburit, kurse policia sqaroi se prej dites se denoncimit ka nisur kerkimet ne qytet, rrethina dhe njoftoi komisariatet ne vend dhe pikat kufitare. Ky eshte personi i dyte qe humbet ne Durres, pas nje vajze 18-vjecare nje jave me pare, denoncimin per te cilen e beri nena 50-vjecare. Dy adoleshente humben po javen e kaluar dhe tentuan flijimin ne det, pas rezultateve te dobeta ne gjimnaz, kurse policia i shpetoi nga vdekja. Kurse ne Vlore figuron e humbur prej dy javesh nje 21- vjecare qe kishte ardhur per pushime tek gjyshja ne Tirane, por eshte larguar pa gjurme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›