Vritet pas lojes ne kazino 18-vjecari
Vritet ne nje shkembim zjarri nje adoleshent ne qytetin e Shkodres. Grindja mes dy grupeve te te rinjve ne ambientet e nje lokali lojerash fati ne lagjen "Dugajt e reja", prane universitetit "Luigj Gurakuqi", dyshohet te jete shkaku per ngjarjen tragjike. Kalimtare te shumte jane terrorizuar nga te shtenat e armeve rreth ores 18:30, kurse ne vendngjarje u gjet trupi i pergjakur i nje 18-vjecari te identifikuar me pas si Eduart Thana, banues ne kete qytet. Policia deklaroi nisjen e hetimeve dhe sipas verifikimeve paraprake mendohet se autori eshte nje bashkemoshatar i te ndjerit, qe eshte shpallur ne kerkim. Thana mesohet se ka mberritur i plagosur rende ne spitalin rajonal dhe nderroi jete pak minuta me pas si shkak i tre plumbave ne trup.
Burime policore thane se viktima eshte qelluar pak sekonda, pasi kishte dale nga lokali i lojerave te fatit, kazino, ne afersi te universitetit te Shkodres. Nuk sqarohet nese ka pasur persona te tjere te perfshire, por ne kaosin e krijuar jane degjuar disa te shtena arme. Sipas verifikimeve paraprake te grupit hetimor, rezulton se jane kryer qitje pistolete, kurse adoleshenti ka pasur tre plage plumbash ne trup, qe i shkaktuan edhe vdekjen. Te paqarta rrethanat e krimit dhe fakti i shkembimit te zjarrit, qe mbetet per t'u konfirmuar nese ka pasur persona te tjere te perfshire, te cilet mund te jene larguar. Gjithsesi autori mendohet te jete nje tjeter adoleshent, me te cilin viktima eshte konfrontuar disa ore para krimit ne sallen e lojerave te fatit.
Grupi hetimor po heton ne pisten e nje grindje banale te castit per shkak te lojes se fatit, por rrethanat mbeten ende mister. Sherri mund te kete degjeneruar ne fyerje dhe grindje, kurse si deshmitare jane shoqeruar punonjesit e pikes se lojerave te fatit, klientet prezente dhe kalimtare te tjere. Trupi i te plagosurit u gjet mbi trotuar dhe policia rrethoi skenen e krimit, kurse si prova u sekuestruan disa gezhoja pistolete. Sipas deshmive te personave te pyetur nga grupi hetimor, eshte pare te largohej nje i ri me arme ne dore pasi u degjuan te shtenat ne rrugen kryesore. Megjithese burime policore thane se autori i dyshuar eshte identifikuar, emri i tij nuk u be publik dhe deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme jane kryer kontrolle te shumta ne qytet, banesa si dhe jane ngritur postblloqe me patrulla policie.