Durrës, zjarr në anijen cisternë, 2 të vdekur, 1 i zhdukur, shpëtohen 12
DURRËS- Një anije cisternë me 15 persona ne bord është përfshirë mesditën e sotme nga flakët e zjarrit, gjashtë milje larg bregdetit në Porto Romano, ndërsa mësohet se 2 prej anëtarëve të ekuipazhit kane humbur jetën.
Vetem 20 minuta pas rënies së zjarrit, anija me emrin "Edirne" është fundosur.
Drejtori i Drejtorisë Detare, Gazmend Tahiri konfirmoi për TvNews24 se nga ekuipazhi kanë mbijetuar 12 persona, ndërsa 2 persona jane mbytur, kurse 1 tjetër rezulton i zhdukur.
Momentalisht i zhdukur eshte kapiteni i anijes cisternë. Motovedeta kërkimi së bashku me ekspertë të kërkimit detar ndodhen në vendgjarje dhe po kërkojnë për te zhdukurin.
Kapitaneria e Portit, Durrës ben te ditur se anija në fjalë kishte shkarkuar para 3 ditësh , 3 mijë e 500 ton benzinë në portin e hidrokarbureve në Porto Romano, ndërsa sot ishte nisur drejt Italisë.
Me t'u njoftuar për zjarrin, skafet e policisë kufitare dhe anijet e marinës kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë mundur të evakuojnë 12 nga 15 anëtarët.
Mësohet se anija e përfshirë nga flakët mbante një flamur te Sierra Leones, ndërsa kapiteni i saj dyshohet se eshte nje shtetas turk.
Nuk dihet identiteti i personave të tjerë të ekuipazhit. Prefekti i Durresit, Genci Alizoti konfirmoi se ne momentet e fundosjes anija ka qene pa ngarkese. Alizoti konfirmoi se 12 personat e shpetuar ndodhen ne spitalin e Durresit jashte rrezikut per jeten.
Shkaqet e zjarrit
Te paqarta mbeten ende shkaqet e rënies së zjarrit qe solli ngjarjen e rende ne anijen "Edirne" me flamur panamez.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të ketë qenë një pakujdesi nga ana njerëzore. Nga të dhënat e para të të shpëtuarve të anijes cisternë mësohet se një marinar ka qenë duke punuar me saldatrice. Dyshohet se shkëndija të saldatrices mund të kenë shkaktuar zjarr në sasinë e gazrave apo karburantit të mbetur në anije, duke sjelle nje zjarr te rrufeshem qe fundosi anijen brenda pak minutash.
Të mbijetuarit tregojnë se janë dashur vetëm 20 minuta që anija të fundoset e gjitha, por fatmirësisht 12 persona që ndodheshin në bord kanë shpëtuar.
Kombësia e ekuipazhit të anijes turke
Firma që ka në pronësi anijen quhet ‘Gesan Saygi Denizcilik’ me qendër në Turqi. Ekuipazhi i anijes cisterne përbëhej nga 3 turq, 3 ukrainas, mes të cileve 2 femra dhe 9 azerbajxhanas. Dhe kapiteni i anijes dyshohet të jetë turk,
Anija lundronte nën flamurin e Sierra Leones
(d.b/ma.ar/BalkanWeb)