Tafaj Reforma per rritjen e cilesise ne Arsim
Kurikula për shkollat 9 vjeçare këtë vit do të ndryshojë. Ministri i Arsimit Myqerm Tafaj gjatë analizës së punës për vitin 2011 dhe shpalljes së objektivave për 2012 theksoi se, çdo ide e grupeve të punës që po merren me hartimin e programeve të reja përpara zbatimit do të jetë objekt diskutimi me mësuesit dhe prindërit
Ndërkohë që kushtet ekonomike nuk do të jenë më problem për të rinjtë, që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta. Shteti do t‘i mbështesë ata me kredi studentore. Sistem që aplikohet për herë të parë në vendin tonë, si pjesë e reformës së financimit të institucioneve të arsimit të lartë
Të gjitha reformat e ndërmarra për këtë vit bashkë me rikonstruksionin e objekteve arsimore dhe ndërtimin e dy shkollave te reja profesionale sipas Ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj, synojnë arritjen e një ndër sfidave kryesore të kësaj ministrie rritjen e cilësisë në arsim. Por këtë vit një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe aktiviteteve të ndryshme në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.