Kriza, Sarkozi: Franca të ketë kurajo për reforma
AMBOISE- Vetëm dy ditë pasi performanca financiare e Francës nuk u vlerësua me nivelin maksimal, presidenti francez, Nicolas Sarkozy deklaroi sot se kriza do të tejkalohej nëse francezët do të kishin vullnetin kolektiv dhe kurajon për të reformuar vendin e tyre.
"Do t'u drejtohem francezëve në fund të muajit dhe do t'u tregoj vendimet e rëndësishme që duhet të marrim pa humbur asnjë minutë kohë'', deklaroi Sarkozy gjatë një fjalimi në Amboise, në qendër të vendit.
"Do t'u them se kriza mund të tejkalohet nëse do të kemi vullnetin kolektiv dhe kurajon për të reformuar vendin tonë'', theksoi presidenti francez gjatë një ceremonie për nder të ish-kryeministrit francez, Michel Debré.
(ma.ar/BalkanWeb)