E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e debores bllokojne disa akse rrugore ne vend

Reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi qarkullimi në të gjithë vendin duke bllokuar disa akse rrugore dhe komuna të thella malore. Në qarkun e Shkodrës raportohen të bllokuara aksi rrugor Shkodër- Dukagjin. Në rrethin e Malësisë së Madhe mbetet i bllokuar aksi Tamare- Vermosh, po kështu vazhdon të mbetet i bllokuar aksi rrugor Bogë- Qafë Thore. Në rrethin e Pukës raportohet se qarkullimi është i mundur vetëm për automjetet e larta të pajisura me zinxhire.Probleme me qarkullimin e automjeteve ka patur ne qarkun e Dibres, Kukësit. Orët e para të mëngjesit të sotëm janë shoqëruar edhe me reshje të dëborës, kryesisht në lartesitë mbi 500 m mbi nivelin e detit duke rikthyer problemet e shumta në këto zona.Gjashtë komuna në Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë të bllokuara. Rrugët nacionale Kukës- Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi kanë qenë të bllokuara ndërsa Kukës- Krumë kalohet me vështirësi si pasojë e ngricave dhe akullit në rrugë. Ndërkohë ne Librazhd qarkullohet me zinxhirë në aksin Përrenjas-Qafë Thanë –Lin –Pogradec. Deri tani raportohen të bllokuara akset Librazhd-Stëblevë-Dibër, Librazhd-Qarrishtë, Polis Mirakë-Sopot, Rajcë-Bardhaj, Qukës –Stravaj. Probleme nga reshjet e dëborës ka patur edhe në rajonin e Korçës. Akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhire.Nderkohe qe disa komuna dhe fshatra te Korces raportohen te bllokuara. Ne te gjitha akset borëpastrueset po punojne për heqjen e dëbores dhe policia rrugore ka këshilluar drejtuesit e mjeteve për përdorim të detyrueshëm të zinxhirëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›