Berisha pret Avokatin e Popullit, e siguron për mbështetjen e qeverisë
TIRANE - Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Avokatin e ri të Popullit, Igli Totozani. Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se shefi i qeverisë e uroi Avokatin e Popullitn për detyrën e rëndësishme, duke e cilësuar rolin kushtetues të tij me rëndësi themelore në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kryeministri Berisha u shpreh se me zgjedhjen e zotit Totozani u përmbyll një proces i rëndësishëm, për të cilin mazhoranca kishte treguar prej kohësh gatishmëri të plotë në pranimin e kandidaturave të propozuara nga opozita.
Kryeministri e siguroi Avokatin e Popullit për mbështetjen e plotë, nga ana e qeverisë shqiptare, të punës së këtij institucioni dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar si në konsultimin për hartimin e legjislacionit të nevojshëm që ka lidhje me të drejtat e njeriut, ashtu edhe në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me problemet e konstatuara në respektimin e këtyre të drejtave.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit e falenderoi kryeministrin Berisha për mbështetjen që ai i dha në ushtrimin e detyrës së tij. Ai çmoi se mazhoranca e gjerë, me të cilën u votua kandidatura e tij, e angazhon atë akoma më shumë në kryerjen e detyrës në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe larg ndikimeve politike, në interes vetëm të qytetarit. Në takim u nda i njëjti mendim në lidhje me nevojën për tu fokusuar në çështje me rëndësi themelore në respektimin e të drejtave të njeriut.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Avokati i Populli pret ambasadorin danez Karsten Jensen