Gripi i derrit, aeroporti mbetet "zbuluar"
Udhetare te cilet kane mberritur dje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne aeroportin e Rinasit, nuk jane pyetur nga asnje inspektor sanitar apo punonjes i aeroportit per sa i perket gripit te derrave. Ne mjediset e ketij aeroporti kane munguar punonjes te shendetesise, te cilet marrin ne pyetje udhetaret nese kane pasur kontakte me persona me grip, apo edhe nese kane simptoma gripi. Po keshtu, e njejta situate ka ndodhur edhe per ata udhetare te cilet kane fluturuar per ne Shqiperi, nga vendet e tjera te Evropes te cilet kane shenuar rastet e para te gripit te derrave.
Situata
Tashme jemi ne alarm. Te gjithe vendet e botes po ndjejne rrezikun e prekjes nga gripi i derrave dhe perhapjes se pandemise, qe nese do te ndodhte, do ishte me pasoja katastrofike. Rekomandimeve te Organizates Boterore te Shendetesise nuk i ka shpetuar as Shqiperia, e cila ka nisur menjehere forcimin e kontrollit te kufijve. Shefi i higjienes sanitare ne aeroportin "Nene Tereza", Lorenc Harshova tha se ne aeroport jane forcuar masat pas alarmit te virusit H1N1. "Kemi forcuar gatishmerine ndaj pasagjereve, kryesisht ndaj vendeve ku ka pasur vatra. Cdo pasagjeri i behet nje pyetesor i thjeshte dhe deri tani konfirmojme se nuk kemi asnje rast te dyshuar. Nese do kete nje rast te dyshuar me virus, do te mbahet ne dhomen e izolimit dhe do te dergohet ne spitalin infektiv", tha Harshova. Aktualisht strukturat e Inspektoratit te Higjienes po monitorojne udhetaret qe vijne nga destinacionet ku ka pasur raste te konfirmuara me gripin e derrave. Sipas Shefit te inspektoratit sanitar ne aeroportin "Nene Tereza" ka nje rregullore standarde qe po ndiqet per te gjithe udhetaret te cilet vijne nga jashte. Megjithate, nje pjese e udhetareve te mberritur me transit nga Amerika, e posacerisht shtetet ku ka pasur raste me kete virus te rrezikshem, kane pohuar se asnje procedure e jashtezakonshme nuk eshte mbajtur me ta. Keta udhetare deklarojne se kjo nuk ka ndodhur as ne aeroportet e vendeve te tjera dhe as tek i yni.
Organizimi
Ne te gjitha pikat e kalimit kufitar te vendit, dogana porte dhe aeroport, strukturat sanitare eshte kerkuar te riorganizohen, per te forcuar masat e sigurise ne se do te ndeshemi me ndonje rast te mundshem. Prane cdo njesie te tille eshte ngritur edhe nje dhome izolimi, ku do te mbahen te dyshuarit, qe me pas duhet te transportohen ne spitalin infektiv. Por, pavaresisht ketij organizimi te kerkuar dy dite me pare nga Organizata Boterore e Shendetesise dhe Ministria e Shendetesise, ne te gjitha piket hyrese ne vendin tone nuk eshte marre ndonje mase ekstreme, per personat qe futen ne token shqiptare. Keshtu ne pikat e kalimit kufitar ne Kapshtices, Kakavije, porti i Vlores, Porti i Durresit, Dogana e Morines dhe ne Qafe-Thane, asnje nga udhetaret nuk eshte verifikuar deri ne mesditen e djeshme, ashtu sic u urdherua nga Ministria e Shendetesise.