Durrësi e Berati, ankesa nga republikanët e G99
Në ditën e sotme KQZ-ja pritet të nisë në orën 11:00 shqyrtimin e ankimeve të paraqitur nga ana e partive politike. Çështja e parë që do të marrë në diskutim do të jetë ankimimi i Partisë Konservatore për rivlerësim të votave në qarkun e Durrësit. Më pas KQZ-ja do të nisë shqyrtimin e ankimimeve të qarkut të Beratit, ku tre parti politike kanë pasur pretendimet e tyre në lidhje me numërimin e votave. Partia Socialiste, Partia G99 dhe Partia Republikane kanë paraqitur kontestimet e tyre në lidhje me procesin e numërimit të votave, sidomos për ato që janë shpallur të pavlefshme. Në qarkun e Beratit janë mbi 2800 vota që janë shpallur të pavlefshme. Më pas do të shqyrtohet Lezha dhe më pas do të nisë diskutimi për çështjen më të nxehtë të politikës shqiptare qarkun e Fierit.