E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers-Ristani, takim para shqyrtimit të çështjes së Fierit

 

Një orë përpara së të diskutohej çështja e Fierit, në zyrën e kreut të KQZ-së, Arben Ristani, ka trokitur Ambasadori i SHBA-së, Xhon Uidhers. Diplomati amerikan ka zhvilluar një bisedë informuese, “kokë me kokë” me Ristanin për më shumë se gjysme ore në lidhje me procesin zgjedhor, që është në fazë me kruciale për shqyrtimin e ankimeve dhe nxjerrjen e rezultateve. Sipas burimeve mësohet se është diskutuar në lidhje me problemet apo përplasjet që kanë partitë politike me çështjen e Fierit dhe të Beratit. Ndërsa ende nuk jep ndonjë deklaratë zyrtare për këtë takim, që u zhvillua përpara ndezjes së debatit të Fierit, theksohej në burime jozyrtare, bëhet e ditur se u diskutua mbi procesin në përgjithësi. Tre ditë më parë, pikërisht në momentin kur po diskutohej çështja e shpalljes së rezultatit të Fierit, kryekomisioneri ndërpreu mbledhjen, për tu takuar me një përfaqësues të USAID-it. Pas këtij takimi, palët në KQZ u ndanë në vlerësimin e tyre në lidhje me numërimin e 9 kutive të votave të panumëruara nga katër KZAZ-të. Kanë kaluar 12 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, KQZ-ja ende nuk i ka dhënë zgjidhje çështjes së kutive të mbetura pezull në qarkun e Fierit, në të cilën PS-ja pretendon të marrë mandatin e nëntë të deputetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›