E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durresi e Shijaku pa drita, prishet nenstacioni



Durresi dhe Shijaku kane mbetur pa energji elektrike. Shkak eshte bere prishja e nenstacionit elektrik te Shkozetit, ku po beheshin disa nderhyrje ne te. Nje defekt ka bere qe dy qytetet te ngelen pa energji elektrike. Burime prane Korporates Elektroenergjetike Shqiptare bejne te ditur se punimet po vazhdojne ne Nenstacionin e Shkozetit. Gjithsesi, ende nuk behet i ditur se kur do te perfundoje riparimi i demit, por dihet se nenstacionit i duhen pajisje te reja, gje qe do te doje disa dite te vendosen. Korporata ben te ditur njekohesisht se ne keto nenstacione po vendosen edhe matesit e pare te energjise. Prej vitesh kabinat nuk e masin energjine, duke u bere edhe nje burim vjedhjesh brenda KESH-it. Keshtu, duke mos pasur matjen e energjise, kreret zonale rrisin artificialisht energjine e hedhur ne rrjet per te ulur humbjet qe vijne nga vjedhjet e energjise. Pra me pak fjale, deri tasni KESH-i vjedh KESH-in. Gjergj Bojaxhi eshte shprehur dikur se matesit e pare nuk do te jene per ata qe paguajne aforfe per vete korporaten, ne menyre qe te percaktohet sakte energjia qe hidhet ne rrjet dhe konsumohet se bashku me vjedhjet.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›