E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ne Konventen e LRI-se: "Me te rinjte do te ndryshojme Shqiperine"



Levizja Rinore per Integrim zhvilloi dje pasdite nje takim madheshtor ne pallatin e sportit "Asllan Rusi". Ne kete takim merrnin pjese mijera gjimnaziste dhe studente nga e gjithe Shqiperia, nga te gjitha universitetet e vendit. Gjate fjales se tij ne kete takim, kryetari i LSI-se Ilir Meta u shpreh se te rinjte jane forca kryesore e Levizjes Socialiste per Integrim dhe se se bashku do te ndertojme te ardhmen europiane te Shqiperise. "Ky manifestim eshte demonstrimi me i shkelqyer i bashkimit, forces, kurajes, vullnetit, besimit dhe shpreses per te ndertuar nje parti te se nesermes, per te ndertuar nje vend te ri, te mundesive dhe mireqenies per te gjithe e se pari per te rinjte. Nga dita e pare qe i dhame jete projektit tone te madh, me emrin LSI, kam qene thellesisht i bindur, se ky projekt do te ishte ndryshe. Arritjet e ketyre pak viteve jane impresionuese. Jam i lumtur te shoh, se te gjitha perpjekjet tona, jane frymezuar e jane ushqyer ne cdo hap te udhetimit tone politik, nga keto qellime te larta, nga keto parime te shenjta, qe se pari e mbi te gjitha misherohen te ju, te brezi i ri i ketij vendi, shpresa dhe e ardhmja e tij. Nese do te ishte ndryshe, nuk do te ishte e mundur te ishim sot ketu me mijera. Nuk do te ishte e mundur te arrihej qe me LRI-ne, cdo ore, c?do dite, te bashkoheshin dhjetera e qindra te rinj", - tha kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Ai u shpreh se Levizja Rinore per Integrim eshte kthyer ne bashkimin e fuqishem te endrrave dhe aspiratave rinore, ne nje fuqi vizionare e te afte, iniciatives e vrullit rinor, plot ide te reja e aksion politik e qytetar. "Vertet, ju keni shume se cfare t?u thoni shqiptareve ne kete udhetimin tone drejt fitores. Ne kete udhetim, ku do te jemi perseri se bashku, ne krah te njeri-tjetrit. Drejt nje rruge te perbashket per te ndryshuar Shqiperine. Ne do te jemi bashke per te ndertuar nje shoqeri e nje atdhe qe ecen i sigurt perpara e qe inkurajon kontributin e te gjitheve, ku askush nuk ndihet i perjashtuar e i lene menjane", - iu drejtua Meta te rinjve te pranishem ne salle dhe ne te gjithe Shqiperine.

Rama vazhdon turin "Dialog me Shqiperine" ne Konispol dhe Lazarat

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, e ka vazhduar dje turin "Dialog me Shqiperine" me takime ne skajin jugor te vendit. Rama eshte takuar me banoret e fshatit Lazarat ne Gjirokaster si dhe me banoret e fshatit Konispol ne rrethin e Sarandes. Gjate fjales se tij ne keto takime, kreu i selise roze eshte shprehur se Partia Socialiste do te synoje qe te riktheje shpresen e humbur per Shqiperine. "T?i japim jete nje politike te re, permes nje bashkimi te ri, nje bashkim rreth nje programi te ri, per Shqiperine dhe per familjet shqiptare, te nje programi i cili na mundesoi te hapim nje rruge te re dhe te mos e shohim besimin tone permes votes, te thyer perseri e perseri, e te mos lejojme, qe sic kane humbur 17 vjet, te humbim edh 17 vjet te tjera. Kjo eshte plotesisht e mundur ne rast se ne i japim jete ketij bashkimi, duke pare te njeri-tjetri, nje arsye me shume per te qene bashke, dhe jo nje arsye me shume per t?u ndare, duke pare te njeri tjetri", - u shpreh Rama.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›