Presidenti Topi njihet me shqetesimet e shoqatave te medias
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, priti diten e djeshme ne zyren e tij kryetaret e shoqatave te medias ne Shqiperi. Ne takim me presidentin moren pjese Ylli Rakipi, Kryetar i Shoqates se Gazetareve te Shqiperise, Armand Shkullaku, Kryetar i Shoqates se Gazetareve Profesioniste, Mero Baze, Kryetar i Forumit Shqiptar per media te lira dhe Aleksander cipa, Kryetar i Unionit te Gazetareve. Sipas njoftimit per shtyp te Presidences, kryetaret e shoqatave i paraqiten Presidentit Topi shqetesimin e tyre lidhur me nje urdher te ministrit te Financave, i cili percakton numrin e punonjesve te siguruar qe duhet te kete nje media e shkruar ne raport me numrin e faqeve te saj. Njoftimi per shtyp shkruan se kryetaret e shoqatave i jane shprehur kreut te shtetit se ky eshte nje qendrim arbitrar, nje urdher i pambeshtetur ne ligj e qe cenon misionin e shtypit te shkruar ne Shqiperi. Kryetaret e shoqatave u shprehen te hapur per t?u kontrolluar nga shteti, por sipas tyre, per shkak te specifikes se saj si biznes i lire, nje media e shkruar, duke mos pasur faqe standarde, mund te punesoje gazetare apo bashkepunetore sipas fuqise se saj e jo te percaktuar paraprakisht. Kryetaret e shoqatave te medias i paraqiten Presidentit shqetesimin se nje urdher i tille, i pakonsultuar me kete grup interesi, mund ta penalizoje shtypin ne menyre selektive. Kryetaret e shoqatave te medias u shprehen se hartimi i nje ligji per shtypin e shkruar do te rregullonte aktivitetin e tyre duke shmangur urdhra te tille. Zyra e Shtypit ne Presidence njoftoi se Presidenti i Republikes do ta ndjeke me kujdes kete ceshtje nepermjet stafit te tij, por edhe takimeve te punes per te gjetur nje ekuiliber logjik ne zbatimin e ligjit ne menyre korrekte.
18 Prill 2008