E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton, mesazh urimi për popullin shqiptar

"Dy vendet tona bashkëndajnë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi", tha Klinton në mesazhin e saj, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar sot nga ambasada amerikane në Tiranë.    

"Sot, po e forcojmë këtë partneritet ndërkohë që punojmë krah për krah në NATO dhe nxisim stabilitetin në rajon dhe kudo në botë. Vazhdojmë të mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxisim udhëheqjen politike të Shqipërisë që të punojë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara. Populli shqiptar do një qeveri transparente, udhëheqje që jep llogari dhe institucione të forta demokratike që do të ndihmojnë për të ndërtuar një të ardhme të begatë dhe të sigurtë", thuhet në mesazhin e Sekretares së Shtetit.
      
“Ndërkohë që festoni këtë ditë të veçantë, duhet të dini që Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe një mik. I uroj të gjithë popullit të Shqipërisë më të mirat dhe pres me kënaqësi të thellojmë partneritetin tonë në vitet që do të vijnë", përfundon mesazhi i Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton./Start/

                                                                                             2011-11-26 11:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›