E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrësi përfiton një nga investimet më të mëdhaja ne sektorin e ujit/ BE financon 80 milion euro për projektin

Durrësi do të përfitojë një nga investimet më të mëdha në sektorin e ujit, pas miratimit nga qeveria të marrëveshjes me qeverinë franceze për rehabilitimin e ujësjellësit, sistemit të kanalizimeve dhe impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.

Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, tha se projekti ka një vlerë prej 118 milionë eurosh, nga të cilat 80 milionë euro do të financohen si grant nga Bashkimi Europian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Sipas ministrit, është siguruar edhe një financim shtesë prej 50 milionë eurosh nga Bashkimi Europian për zgjerimin e investimit në Durrës. Ai tha se faza e re përfshin zonat e Porto Romanos, Shkozetit dhe Spitallës, duke bërë të mundur përfundimin e projektit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›