E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pas Call Center-ave mashtrues në Shqipëri është Olsi Rama, Olta Xhaçka”- Berisha akuza të forta ndaj call center-ave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me aktivitetin e Call Center-ave në Shqipëri, duke pretenduar se pas skemave mashtruese qëndrojnë persona të lidhur me mazhorancën.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se “pas Call Center-ave mashtrues në Shqipëri është Olsi Rama, Olta Xhaçka”, ndërsa i akuzoi ata për lidhje me Amant Josifin dhe të ashtuquajturin prej tij “grupi Milton”.

“E them me përgjegjësi të plotë, pas Call Center-ave mashtrues në Shqipëri është Olsi Rama, Olta Xhaçka. Janë këta të dy me famëziun Amant Josifi që u largua”, u shpreh Berisha. Ai pretendoi se grupi Milton vazhdon të jetë aktiv në Shqipëri dhe se Call Center-at e rinj përdorin programe, pajisje dhe skema të lidhura me këtë grup.
Sipas Berishës, punonjësit e këtyre kompanive janë “më të skllavëruarit”, pasi, sipas tij, punësohen në kushte të vështira dhe trajnohen për të kryer veprimtari për të cilat nuk kanë dijeni të plotë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›